Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër në Francë ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes që do të organizohet në kryeqytetin francez, Paris.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se kreu i qeverisë shqiptare nuk do të marrë pjesë në Kuvend në seancën plenare që do të zhvillohen nesër dhe as në për prezantimin e Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2023.

Në Francë do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti. Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili do ta bëjë edhe hapjen e Forumit, të enjten në mbrëmje Kryeministri Kurti do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDY ‘FINALET’ E KOMBËTARES, MËSOHET DITA KUR SYLVINHO SHPALL LISTËN
Artikulli tjetërAKSIDENT NË RRUGËN E ARBRIT, MJETI PËRMBYSET MBI URË! PLAGOSET ÇIFTI I TË RINJVE