Deri më 31 korrik të gjitha bizneset që e ushtrojnë aktivitetin në buzë të rrugëve kombëtare duhet të lirojnë hapësirat e zaptuara dhe të respektojnë distancën 20 metra nga kanalet e rrugës. Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjete sociale thotë se bizneset kanë 7 ditë kohë për të çliruar rrugët kombëtare nga rraqet ose në të kundërt do të përballen me masa të rënda ndëshkimore.
Përjashtim do të ketë për bizneset e ndërtuara me leje, për të cilat Rama po ashtu paralajmëron një riorganizim të hapësirës së tyre. Sipas kryeministrit së shpejti do tu dorëzohet një plan i ARRSh-së, i cili do të parashikojë riorganizimin për bizneset me leje, ku Rama thotë se gardhet kufizuese do t;i tërheqin në maksimumin e mundshëm.

“Ka nisur edhe përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga rraqet e llojllojshme të bizneseve anë rrugës
Bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se
20 m nga aksi i rrugës, që është edhe distanca ligjore e sigurisë – përjashtuar objektet e ndërtuara me leje, po jo materialet në oborret e tyre të përparme, gardhet e të cilëve po ashtu do të duhet të tërhiqen në maksimumin e mundshëm, sipas projektit që do t’u dorëzohet më tutje nga ARRSH
Mbajtja buzë rrugëve e rraqeve si këto në foto apo të tjera, nga materialet ndërtimore tek inertet dhe makinat e vjetra e me radhë, përtej afatit të paralajmëruar do të shoqërohet me masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi
Tanimë Shqipëria po troket në derën e Bashkimit Europian dhe kjo fazë kalimtare e ushtrimit të aktivitetit ekonomik në dëm të komunitetit e të mjedisit në tërësi, po edhe të sigurisë së qarkullimit në rrugët kombëtare në veçanti, duhet të konsiderohet e mbyllur. Nga të gjithë dhe me mirëkuptimin më të madh kombëtar, për Shqipërinë 2030 në BE” thotë në mbyllje kryministri Rama .

Artikulli paraprakMERR FLAKË MAKINA NË LËVIZJE NË AKSIN RRUGOR “SHKODËR-LEZHË”
Artikulli tjetërSHERRI NË LUMIN E SHALËS,PROCEDOHEN 5 PERSONA