
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka ndarë pamje nga Ura e Mesit në rrjtete sociale, duke e cilësuar atë si një atraksion turistik të frekuentuar nga turistët. Rama ka theksuar se se ky monument është kthyer në një destinacion që po I bën turistët e huaj të dashurohen me thesaret e trashëgimisië së Shkodrës.
MIRËMËNGJES
dhe nga Ura e Mesit në Shkodër, një nga atraksionet historike më të frekuentuara nga turistët, ju uroj ditë të mbarë shkruan Rama.
Ura e Mesit është një m,onument I rëndësishëm kulturor dhe një atraksion turistik I njohur në Shqipëri. Çdo vit vijon të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë të huaj dhe vendas, duke e shndërruar urën e Mesit në pikë reference për turizmin në Shkodër.
Kryeminsitri rama I ka ftuar të gjithë qytetarët dhe turistët që të vizitojnë këtë vend historic dhe të shijojnë bukurinë dhe magjinë e tij.






