
Një ditë pas festimeve të Pavarësisë, Shqipëria përkujton sot 81-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë. Ashtu si çdo vit, figurat më të larta të shtetit pritet të zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, duke nderuar sakrificën dhe heroizmin e atyre që luftuan për liri.
Aktivitetet që nisën nga dje për 113 vjetorin e Pavarësisë në të gjithë vendin, pritet të vijojnë edhe sot në kuadër të ditës së Çlirimit.
Kryeministri Edi Rama ka bërë një urim përmes postimit të përditshëm të mëngjesit në rrjete sociale, i cili teksa ka ndarë një foto nga Memoriali “Nëna Shqipëri”, ka shkruar:“Me urimin për festën kombëtare të çlirimit, ju uroj të gjithëve një fundjavë të paqtë”.






