Përmes një videoje me pamje nga shkollat e ndërtuara apo të rindërtuara së fundmi, Kryeministri Rama ka uruar të gjithë mësuesit për festën e 7-Marsit. Rama premton se më e mira është ende përpara.

“Dhe me një urim nga zemra për të gjithë mësuesit e Shqipërisë, ata në pension e ata që në krye të detyrës po kalojnë një vit tejet të vështirë, duke i siguruar krejt ata se më e mira është ende përpara nesh, ju uroj të gjithëve një ditë të bukur”, shkruan Rama.