Kryeministri Edi Rama ka uruar sot mirmëngjes me videon e fjalimit që mbajti dje kryesuesja e PS në Shkodër, Edona Bilali, në përmbylljes të fushatës elektorale në këtë qark.

Ndërsa ‘flet’ me sloganin e PD ‘votoni ndryshimin’, Rama i drejtohet shkodranëve duke i thënë se nëse duan ndryshimin, atëherë do ta kenë atë me Bilalin.

“Nëse Shkodra do ndryshim, ja ku e ka ndryshimin! Ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Edona Bilali i kërkoi dje voten shkodranëve, duke i kërkuar të bëhen bashkë për ta zhvilluar Shkodrën, ndërsa tha se nuk premton hapjen e vendeve të punës, por sjelljen e kompanive të huaja që me investimet e tyre do krijojnë vende të reja pune.

 

Artikulli paraprakKËTË FUNDJAVË NIS VAKSINIMI I OPERATORËVE TURISTIKË! DERI TANI JANË BËRË MBI 300 MIJË VAKSINIME! 90.800 DOZA ASTRAZENECA MBËRRIJNË NË RINAS
Artikulli tjetërKTHJELLIME NË PJESËN MË TË MADHE TË TERRITORIT, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR SOT