Kryeministri Edi Rama vijon vizitën në Izrael ku është takuar me Presidentin Reuven Rivlin dhe Kryetarin e Parlamentit Yuli-Yoel Edelstein, me të cilët diskutoi mbi sfidat e përbashkëta kundër ekstremizmit të dhunshëm, por edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e energjisë, turizmit dhe bujqësisë.

Rama zhvilloi edhe një takim me liderin e opozitës Herzog, si edhe u prit në Bashkinë e Jeruzalemit nga Kryetari i Bashkisë Nir Barkat. Rama, i shoqëruar edhe nga zonja e tij, vizituan memorialin Yad Vashem ku nderuan viktimat e Holokaustit e më pas u ndalën në disa nga vendet e shenjta të qytetit të Jeruzalemit, ku u takuan edhe me Patriarkun ortodoks Teofili III, Patriarkun katolik latin Imzot Fuat Tëal. Vizita në Bazilikën e Varrit të Shenjtë të Krishtit, ndërtuar nga perandori ilir Kostandin dhe ku bashkëjetojnë 5 komunitete të krishtera ishte një nga momentet e veçanta të kësaj vizite.