TAKOHET ME KRYEMINISTRIN E LANDIT WINFRIED KRETSCHMANN, FTON BIZNESMENËT. Kryeministri Edi Rama zhvilloi nje vizite ne Baden Vutemberg te shtetit Gjerman. Aty u takua me Kryeministrin e ketij landi Winfried Kretschmann Gjate takimit, Rama vleresoi bashkepunimin mes dy vendeve si nje eksperience shume e mire qe do ndihmonte Shqiperine.

Sipas tij ky bashkepunim ndikon pozitivisht sidomos ne fushen e arsimimit professional Nderkohe, Kryeministri Winfried Kretschmann shprehu vleresim per çdo reforme qe Qeveria Shqiptare ka ndermarre keto kohe. Ai gjithashtu theksoi se bashkepunimi mes dy vendeve do te vazhdonte dhe se Qeveria e tij do te mbeshteste vendin tone. Më pas kryeministri Rama zhvilloi edhe një bashkëbisedim me investitorët në biznesin e automjeteve në këtë land, ku bëri një panoramë të zhvillimeve në Shqipëri, reformave ekonomike, fiskale dhe administrative, sikundër iniciativat në kuadrin ligjor për lehtësimin e klimës së bërjes biznes dhe investimeve.  Në takim u ftuan investitorët gjermanë që operojnë në këtë sektor për të eksploruar mundësitë e investimeve në Shqipëri, ku sistemi fiskal dhe kostot e punës janë përparësi. Po ashtu u ofrua e gjithë përkrahja e qeverisë shqiptare për suksesin e investimit në Shqipëri.