Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një mbledhje me ministra dhe drejtuesit politikë të qarqeve, ku u raportua mbi takimet me qytetarët dhe çështjet e ngritura prej tyre. Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama ka zbuluar një pjesë të diskutimeve dhe raportimeve.

Deputeti Blendi Klosi tha se është ngritur një sistem për trajtimin e kërkesave të qytetarëve. Deputetja Belinda Balluku raportoi për numrin e ankesave të administruara dhe takimet me qytetarët. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha se ankesat kryesore lidhen me OSHEE-në dhe rindërtimin. Deputeti Ulsi Manja solli një nga reagimet e qytetarëve gjatë takimeve në terren. Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, tha se pjesa kryesore e ankesave lidhet me legalizimet, ndërsa veçoi edhe problematikën e ndërtimeve të para vitit 1991.

Në fund, kryeministri Edi Rama u ndal te mënyra e zhvillimit të takimeve me qytetarët dhe nevoja që ata të ndihen të qetë kur paraqesin problematikat e tyre.

“Njerëzit nuk janë aty as për t’u shfaqur në televizor ose në Instagram, madje as duke u identifikuar fare që ishin aty. Kjo i ndihmon të gjithë që të ndihen të qetë kur të vijnë të qajnë një hall.”

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVAPË NË ULTËSIRË, SHI NË MALE, JA PARASHIKIMI I MOTIT PËR TË ENJTEN
Artikulli tjetërMUNGOJNË KUJDESTARËT PËR TË MOSHUARIT, QENDRAT SHQIPTARE KËRKOJNË STAF NGA FILIPINET DHE TUNIZIA