Rama zbulon se çfarë do të ndodhë me marrëveshje PS-PD pas 25 qershorit

Kryeministri Edi Rama në komunikimin javor të tij sqaroi disa nga dilemat mediatike që pas marrëveshjes së arritur midis tij dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Duke theksuar se marrëveshje nuk është një koalicion kundër partive të vogla, Rama deklaroi se me kryetarin e opozitës pas 25 qershorit takimet do të jenë të vazhdueshme për hapat integruese të vendit. Sipas tij, kjo marrëveshje i jep fund krizave politike 27 vjeçare dhe se ministrat teknikë të opozitës do të jenë kujdestar për zgjedhjet. Sipas tij, marrëveshja e bën Shqipërinë shtet serioz në botë. Rama: Si e qysh u arrit kjo marrëveshja është një libër më vete, kapitujt e të cilës janë shumë më ndryshe nga se janë thënë në megjelisin mediatik. Ata që rendën t’i quajnë ndryshimet në qeveri pazare për tendera, janë pikërisht ata që ngarendin për të kapur kocka dhe për të përfituar nga pazari i politikës. Pa u arritur marrëveshja, qeveria ishte angazhuar nëpërmjet një urdhri që të mos bëhej asnjë shpenzim Ministrat e rinj teknikë do të jenë në detyrë si kujdestar të etikës zgjedhore. E njëjta gjë edhe për drejtorët. Tryeza e dialogut do të jetë e hapur jo vetëm kur kemi krizë. Kryetari i mazhorancës dhe kryetari i opozitës së pas 25 qershorit të takohen për hapat e integrimit. Zbatimi i saj na bën më në fund një shtet serioz në sytë e botës. Marrëveshja e arritur një platformë për të zgjidhur krizat 27 vjeçare që i shpikin partitë dhe i paguan populli. Me gjithë respektin për partitë e vogla, nuk mund të jenë garant të qeverisë. Ka vetëm një bashkëqeverisje në këtë marrëveshje, bashkëqeverisje në zgjedhje. Këtë herë jo vetëm administrata zgjedhore është e baraspeshuar, por edhe vetë qeveria është e bashkëvendosur bashkërisht vetëm këtë funksion. PS dhe PD kanë qenë kundërshtare, janë dhe do të jenë kundërshtare politike. Dy programe alternative krejt të ndryshme. Mos hapja e lojës së koalicioneve nuk ka asnjë lidhje me bashkëqeverisjen.

Artikulli paraprakTREGTONIN UJË ME AUTOBOTË, SHOQËROHEN 4 PERSONA
Artikulli tjetërHAJDUTËT SULMOJMË NJË AGJENCI TEK RRUGA E ‘DIBRËS’