Kryeministri Edi Rama zbuloi sot një kërkesë të Kryeministrit të Kosovës Kurti për çështjen e vaksinimit.

Nga Rrogozhina, Rama tha se Kurti i ka kërkuar që Shqipëria të vijojë të ndihmojë Kosovën me vaksinimin e mësuesve.

“Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke më falënderuar, e duke më kërkuar që, meqë ata morën vaksina për mjekët, do dëshironte që ne të ndihmonim për mësuesit.

Po, i thashë, patjetër, ne do t’i japim ato që duhen e mundet të vaksinohen edhe mësuesit e Kosovës. E si bëhen këto, me llafe e dëngla, duke fjetur gjumë”, tha Rama.

Artikulli paraprakHELIDON BUSHATI ME PENSIONISTE NE SHKODER: NDJESË PËR TË KEQEN E 8 VITEVE, DUHET TA LARGONIM ME KOHË
Artikulli tjetërZEF HILA: SË BASHKU DO KTHEJMË INVESTIMET E MUNGUARA NË VAU DEJËS