
Kryeministri Edi Rama i cilësoi zgjedhjeve të 11 majit 2025 si historike dhe një moment kyç për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjatë një takimi me asambletë socialiste të Kamzës dhe njësive 7 dhe 10, Rama nënvizoi se ky proces ka një rëndësi të madhe për përmbylljen e negociatave me BE-në dhe për shfrytëzimin e mundësisë që ofron “dritarja e hapur” për pranimin e Shqipërisë në familjen europiane.
“Ndryshe nga zgjedhjet e tjera, rezultati i 11 maji ka një rëndësi historike për Shqipërinë. Më 11 maj Shqipëria duhet të marrë të gjithë energjinë e nevojshme për të kryer procesin e negociatave me BE dhe të shfrytëzojë mundësinë e dritares së hapur për ta shfrytëzuar këtë për të hyrë në BE përpara se të mbyllet. Nuk është një dritare e hapur përgjithmonë dhe do na presë ne kur të jemi gati.
Ne mund të bëhemi gati, por dritarja mund të jetë e mbyllur siç ka qenë më parë. Sot të gjitha shtetet duan që Shqipëria të integrohet, jo se u hyri dashuria për ne, por rrethanat e përgjithshme politike kanë krijuar nevojën brenda BE që të rritet numri i shteteve dhe ky union të përfshirë brenda vetes anëtarë të rinj dhe sigurisht edhe fitimi i respektit të vendin në sytë e botës,” deklaroi Rama.