Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme ndërsa thotë se kjo nuk është vetëm një krim, por edhe tradhti ndaj tokës tonë. Kreu i qeverisë shprehet se në këto kohë të vështira, do të duhet që ta barazojmë zjarrvënien me vrasjen në Kodin Penal.
“Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë
Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore.
Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët
Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal.”, shkruan Rama.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes thotë se në 24 orët e fundit janë shfaqur 38 vatra zjarri në të gjithë vendin, prej të cilave janë aktive 14.
Situata më e rëndë vijon të jetë në Finiq, ku për ditë me radhë zjarri kalon nga njëri fshat në tjetrin. Në fshatin Leshnicë e Poshtme të Finiqit u dogjën disa banesa. Momentalisht zjarri ka kaluar në fshatin Krane, të njësisë administrative Mesopotam.

Artikulli paraprak3.7 MILON EURO PËR HYRJEN MODERNE SHIROKË- SHKODËR
Artikulli tjetërINAUGUROHET SHTATORJA E DOM MIKEL GJERGJIT