Kryeministri Edi Rama ndau falenderime për punën e drejtorit të pëgjithshëm të policisë së Shtetit, Ardi Veliu, duke thënë se fokusi dhe puna duhet të rriten edhe më tej. Ai tha se duhet të vendosen pensionet e parakohshme.

“Falenderoj Ardi Veliun dhe më duhet të pranoj se për të bërë më shumë duhet t’i përgjigjemi më mirë nevojave tona. Është e nevojshme vendosjen e pensionit të parakohshme, uljen e moshës mesatare. Ka ardhur koha për të parë pagat. E para rritje pagash në vijim do jetë për policinë e shtetit. Do rritet edhe mbështetja logjistike për ta. Jam i vetëdijshëm për gjendjen ende të rëndë të shumë mjediseve të komisariateve në vend. Paralelisht me projektim modernizues duhet të jetë përfunduar edhe projekti për ndërhyrje në komisariate. Ne do kërkojmë më shumë nga vetja në radhë të parë”, u shpreh kryeministri.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRAMA: 60 EFEKTIVË TË PLAGOSUR NË PROTESTAT E OPOZITËS…I JEP INA NUKUT YLLIN E MIRËNJOHJES
Artikulli tjetërSPIROPALI THUMBON METËN: AMANET MUSHKAT SE BABA XHIKJA NA LA