
Njerëzimi në mbarë botën ka nevojë të jemi sa më afër dhe te harmonizuar me njëri-tjetrin. Ky ishte mesazhi kryesor i Myftiut të Lezhës, Sadetin Kotrri, në kuadër të nisjes së muajit të madhërueshëm të Ramazanit.Sipas tij, kjo periudhë duhet të vlerësohet nga çdo besimtar, duke reflektuar mbi vlerat e solidaritetit, paqes dhe mirëkuptimit. Ai theksoi se gjatë këtij muaji të shenjtë duhet t’u vijmë sa më shumë në ndihmë familjeve në nevojë dhe të tregojmë më tepër kujdes për njëri-tjetrin.
Që në ditën e parë të muajit të Ramazanit është vënë re një prezencë e shtuar e besimtarëve në xhaminë e qytetit të Lezhës. Ata janë falur gjatë orëve të mbrëmjes dhe të mëngjesit, duke adresuar lutjet e tyre për më shumë paqe, shëndet dhe begati në familjet e tyre.






