Shiroka përjetoi një mbrëmje të veçantë artistike, ku Rame Lahaj & Friends dhuruan një spektakël të jashtëzakonshëm, në një koncert të organizuar nga Bashkia Shkodër, që mblodhi qindra artdashës buzë liqenit.

Tingujt e muzikës, interpretimet brilante të artistëve dhe duartrokitjet e pandërprera të publikut krijuan një atmosferë magjike, duke e kthyer Shirokën në një skenë të emocioneve dhe artit. Për artistin Rame Lahaj Shkodra ëahtë e veçantë dhe energjia që të jep publiku shkodran është unike.

Koncerti u shndërrua në një nga ngjarjet më të bukura kulturore të sezonit veror, duke dëshmuar edhe një herë angazhimin e Bashkisë Shkodër për promovimin e kulturës dhe organizimin e aktiviteteve artistike që pasurojnë jetën kulturore të qytetit. Për maestri Zef Çoba, të tilla evebte e kthejne Shkodrën aty ku i takon ne piedestalin e muzikes shqiptare dhe eventece të medha. Publiku shijoi një mbrëmje plot emocion, muzikë cilësore dhe interpretime që u pritën me ovacione nga të pranishmit.

https://youtu.be/O7Mutxqs9KI

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVLLAZNIA GJEN QENDËRMBROJTËSIN, FIRMOS NJË KOSOVAR
Artikulli tjetërISH TË PËRNDJEKURIT: 35 VITE PRITJE PA DËMSHPËRBLIM