I LARTË I DORËZOHET ISH KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS.Komuna e Bushatit ka nderuar me titullin e larte “qytetar Nderi” një prej ikonave të luftës se Kosoves, ish kryeministrin e kosoves, Ramush Haradinaj. Titulli I eshte dorezuar nga Kryetari I Komunes Bushat, Zef Hila, I cili gjate fjales se tij ne kete ceremony vleresoi kontributin e Haradinaj ne luften e Kosoves, vlera te cilat sot me shume se asnjehere duhet te evidetohen duke pare edhe situaten e Shqiptareve ne Maqedoni.

 

Me pas Hila i ka dorëzuar titullin e lartë, ish Kryeministrit të Kosovës.Ramush Haradinaj, pas marrjes se ketij titulli te larte te miratuar nga Keshilli I Komunes Bushat, eshte shprehur I emocionuar per kete vleresim dhe nderim qe I behet jo vetem atij por te gjithe kosoves.Pas kesaj ceremonie, Haradinaj, shoqeruar nga Kryetari i Komunes Bushat, drejtuesve te lartë të Partisë Demokratike, Kryetarit te Keshillit te Qarkut te Shkodres, kane vizituar nga afer ambjentet e shkolles se Mesme Profesionale kombetare, “Ndre Mjeda” ku Haradinaj eshte shprehur I mahnitur nga ambjentet por edhe cilesite e kesaj shkolle. Pas shkolles, te gjithe iu drejtuan Qemndres Muzeore Ndre Mjeda, nje pikat me karateristike te komunes se Bushatit, qe lidh dhe tejcon historine dhe traditat e kesaj zone sic eshte Komuna e Busahtit.

Artikulli paraprakMEMÇAJ: NË VITET 90’ GJYKATA KALOI SHUMË VËSHTIRËSI
Artikulli tjetërKryetari i Parlamentit Ilir Meta, Ministri i Shendetesise Ilir Beqja dhe deputetet e PS te Qarkut Shkoder ne Vau Dejes per te prezantuar kandidatin e koalicionit te majte Gjoke Lleshi.