Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, zoti Haradinaj i ka uruar kreut të ri të shtetit shqiptar suksese në kryerjen e detyrave në shërbim të Shqipërisë e të shqiptarëve

“Shqipëri urime presidenti i ri i Republikës! Presidentit të sapozgjedhur Bajram Begaj, i uroj shumë sukses në kryerjen e detyrave në shërbim të Shqipërisë e të shqiptarëve!”, ka shkruar ai.

Ky është i dyti urim për zotin Begaj nga Kosova. E para ishte homologia e tij, Vjosa Osmani që e ka uruar për zgjedhjen në krye të shtetit shqiptar.

Artikulli paraprakAMBASADA AMERIKANE URON BAJRAM BEGAN PËR ZGJEDHJEN SI PRESIDENT I SHQIPËRISË TONA
Artikulli tjetërZGJEDHJA E PRESIDENTIT, ZV.KRYEMINISTRIN AHMETAJ URON BAJRAM BEGAJN