Rana e Hedhun në Shëngjin vijon të tërheqë çdo vit turistë të huaj, të cilët e zgjedhin këtë destinacion jo vetëm për plazhin, por edhe për peizazhin e veçantë ku deti bashkohet me malin. Vizitorë nga vende të ndryshme të botës mbërrijnë me kampera, duke kërkuar një eksperiencë ndryshe, larg destinacioneve të mbipopulluara.

Natyra e virgjër, qetësia dhe mundësitë për aktivitete të ndryshme sportive e rekreative janë ndër arsyet kryesore që i sjellin ata në këtë pjesë të bregdetit të Lezhës.

Një tjetër element që lë gjurmë te turistët është mikpritja e banorëve vendas. Kontakti me komunitetin dhe atmosfera e ngrohtë bëjnë që shumë prej tyre ta përjetojnë qëndrimin në Ranën e Hedhun si një eksperiencë familjare dhe të veçantë.

E vendosur mes detit dhe malit, Rana e Hedhun mbetet një prej destinacioneve më të spikatura turistike të bregdetit të Lezhës, duke fituar gjithnjë e më shumë vëmendjen e vizitorëve të huaj.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBILANCI I ZJARREVE NË SHQIPËRI/ 33 VATRA NË 24 ORË, 6 VATRA MBETEN AKTIVE
Artikulli tjetërSHKODRA NIS JAVËN ME TRAFIK TË RËNDUAR