Për të pestin vit me rradhë, Faktoje monitori përformancën e transaprencës dhe mbajtjen e premtimeve në 10 institucione të pushtetit vendor në Shqipëri në kuadër të projektit “ 40 premtime,10 bashki” të mbështetur nga National Endwment for Democracy. Në një takim të mbajtur në Shkodër u bënë publike dhe gjetjet e monitorimit .

Bashkitë me përformancën më të mirë janë Shkodra dhe Lezha që kanë arritur 100% në përmbushjen e kërkesave ligjore për transparencë.

Nga 4 premtimet e dhëna në bashkinë Shkodër, rezulton se dy janë të mbajtura plotësisht ndërsa 2 të tjera pjesërisht  Nën kryetari bashkisë Shkodër Rudin Beka bën me dije se janë një sërë investimesh të tjera që po marrin jetë në Shkodër.

Në raportin e 2024 rezulton se në analizat e kryera në 10 bashki, nga 40 premtime të verifikuara, 5 prej tyre janë mbajtur plotësisht, 14 janë mbajtur pjesërisht ndërsa 21 premtime nuk janë realizuar.

Artikulli paraprak30 VITE “BILBILAT E VEGJËL TË SHKODRËS KËNDOJNË”
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR NJOFTON BLLOKIMIN E TRE AKSEVE RRUGORE PËR SHKAK TË PUNIMEVE