
Në Shkodër u zhvillua forumi i dialogut “Raporti i Avokatit të Popullit 2025 Sfidat dhe cilësia e shërbimeve publike ndaj qytetarëve”,
Forumi u organizua nga Avokati i Popullit dhe mblodhi përfaqësues të institucioneve vendore e qendrore, organizata të shoqërisë civile, ekspertë dhe qytetarë.
Në fjalën ë tij avokati I popullit Endri Shabani vuri theksin tek problematika e ndajrjes së qartë të kopetencave të policisë private pas dhunës që ishte prezente në ditët e fundit në Rrjoll dhe Zvërnec.
Drejtuesit e institucioneve vendore vendosën theksin tek komunikimi i vazhdueshëm tek komunikimi i vazhdueshëm me qytetarët por dhe tek vendimet transparente.
Më herët Shabani foli për mediat duke dënuar aktet e dhunës nga policia private në Zvërnec dhe Rrjoll duke I bërë thirrje institucioneve përgjegjëse për veprim të menjëhershëm.
Forumi në Shkodër vjen në kuadër të një serie aktivitetesh konsultuese që synojnë të sjellin më pranë qytetarëve gjetjet dhe rekomandimet e institucionit të Avokatit të Popullit, duke promovuar një administratë më efikase, më transparente dhe më të përgjegjshme ndaj nevojave të publikut.






