Raporti i Bashkimit Europian për emigrantët e mbërritur në Itali ,80% e tyre janë të “te parregullt”

Sipas raportit më të fundit të Bashkimit Europian, 80 për qind e emigrantëve të mbërritur në Itali konsiderohen të parregullt. Komisioneri europian për emigracionin Dimitris Avramopulos u shpreh se nëse krahasohet situata në Itali me atë në Greqi, është e qartë se 80 për qind e emigrantëve që përshkojnë deti Egje janë refugjatë, ndërsa pjesa më e madhe e atyre që mbërrijnë në Itali nga Mesdheu, në këtë rast 80 për qind, konsiderohen të parregullt. Avramopulos në këtë mënyrë ka rrëzuar çdo mundësi për modifikimin e kritereve për rishpërndarjen e emigrantëve sipas kombësive, meqënëse në Itali nuk ka sa duhet shtetas sirianë apo nga Eritrea. Ndërkohë Parlamenti dhe Këshilli Europian kanë arritur një marrëveshje për mekanizmin e lëvizjes së lirë. Në një deklaratë të Parlamentit Europian theksohet se marrëveshja do të kalojë në votim në një Komision Parlamentar më pas në Strasburg, dhe javën e ardhshme në Këshillin e Bashkimit Europian. Sipas shënimeve të relatorit të propozimit, spanjollit Augustin Diaz de Mera, i PPE-së, modifikimet e pranuara do të lehtësojnë vlerësimin e propozimeve për liberalizmin e vizave për Gjeorgjinë dhe Ukrainën.

Artikulli paraprakSHEFI I “MI6”: KËRCËNIMI NGA TERRORIZMI NË NIVELE TË PAPRECEDENTA
Artikulli tjetërBB:FAMILJET SHQIPTARE JANË VARFËRUAR MASIVISHT.PREKËN KURSIMET