Shqipëria ka arritur nivelet më të larta për pjesëmarrjen e popullsisë si force punëtore. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave citojnë shifra në rritje të njerëzve të cilët janë në marrëdhënie pune apo janë duke kërkuar një punë, duke ulur kështu numrin e personave që janë ekonomikisht jo aktivë, përfshirë këtu studentët.

Sektori që ka kontribuar më shumë në rritjen e punësimit është ai i shërbimit, ndjekur nga bujqësia, ndërsa industria ka pësuar tkurrje. Në total jane mbi 5 mijë të punësuar më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, gratë po marrin gjithmonë e më shumë pjesë në forcat e punës duke ngushtuar hendekun me burrat. Shkalla e punësimit për gratë u rrit me 2.6% më shumë se burrat në tre muajt e fundit.

Sipas raportit të fundit të Eurostat, Shqipëria ka përqindjen më të lartë të vetëpunësimit në Europë. Referuar shifrave, 41% e totalit të të punësuarve me arsim 8/9-vjeçar e fitojnë jetesën përmes vetëpunësimit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBARDHI MBLEDH GRUPIN E PD. JA KUSH MERR PJESË
Artikulli tjetërBASHA PROPOZON REZOLUTËN NË KËSHILLIN E EUROPËS