“Kambanë alarmi”, kështu e quan presidenti Ilir Meta raportin e Freedom House, i cili ka dalë në përfundimin se Shqipëria rënie në qeverisje demokratike vitin e fundit.

Në një reagim të shkurtër, kreu i shtetit shprehet se është i shqetësuar kga konkluzionet e këtij raporti, duke theksuar se duhet një reflektim dhe një përgjigje nga të gjithë aktorët politik.

“Thellësisht i shqetësuar nga konkluzionet e raportit të organizatës “Freedom House”. Përkeqësimi i treguesve për nivelin e demokracisë, rënia ne qeverisje dhe proces zgjedhor kërkon një reflektim dhe përgjigje nga të gjithë.

Konkluzioni në raport se: “Nga Tirana në Tbilisi, ata që janë në pushtet, nuk janë të interesuar që ta bëjnë parlamentin një vend ku diskutohet” është një këmbanë e fortë alarmi.

Është koha për një ringritje të menjëhershme dhe për një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, me qëllim integrimin e plotë të vendit pa zvarritje të mëtejshme”, shkruan Meta.

Artikulli paraprakSEKUESTROHET NJË SASI E KONSIDERUESHME ILAÇESH, PO FUTESHIN KONTRABANDË NË SHQIPËRI
Artikulli tjetër1 VIT NGA TRAGJEDIA NË LETONI, KU HUMBËN JETËN DY EFEKTIVË, XHAÇKA: U DETYROHEMI DËSHMORËVE TANË