Pas publikimit të raportit të tretë mbi funksionimin e regjimit pa viza me vendet e Ballkanit Perëndimor, vjen një reagim nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Balla deklaron se ky është një tjetër vendim pozitiv i KE, ku paraqitet qartazi përparimi i bëra nga Shqipëria në plotësimin e kërkesave të lëna nga raportimi i dytë.

POSTIMI I BALLËS:
✅🇦🇱🇪🇺Një tjetër vlerësim pozitiv vjen sot nga Komisioni Europian. Në raportin e tretë e publikuar sot mbi funksionimin e regjimit pa viza me vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia), si dhe me vendet e Partneritetit Lindor, Komisioni paraqet qartazi përparimin e bëra nga vendi ynë në plotësimin e kërkesave të lëna nga raportimi i dytë.
Në raport Komisioni përmend ndër të tjera:
📌 Përparim i mirë është arritur në zbatimin e veprimeve për të trajtuar migrimin e parregullt, përfshirë kontrollet e përforcuara kufitare.
📌 Bashkëpunimi i mirë për ripranimin vazhdoi dhe duhet të ruhet, si dhe bashkëpunimi me BE dhe Shtetet Anëtare për migracionin dhe sigurinë.
Në raport Komisioni vlerëson rezultatet e arritura nga Shqipëria dhe sigurisht inkurajon “përmirësimin dhe qëndrueshmërinë e rezultateve”. #tëVendosurnëRrugëneReformave 🇦🇱🇪🇺
👉

Click to access 20200710_com-2020-325-report_en.pdf

Artikulli paraprakTRAGJIKE, ISHTE FUTUR PËR T’U LARË, 34-VJEÇARI GJENDET I MBYTUR NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërE SHTUNA PËR PLAZH? MOTI KA SURPRIZA SOT NË DISA ZONA