Kryeministri Edi Rama në episodin e radhës të podcastit “Flasim” u shpreh se vend ynë është tashmë më pranë se kurrë anëtarësimit në BE.

Ai tha se BE në diskutimin e raportit të Komisionit Euroian, vlerëson se Shqipëria është tashmë gati të hyjë në fazën përmbyllëse të kapitujve të integrimit.

“Dje në 9 maj në ditën e Europës Shqipëria e gjeti vete më pranë se kurrë BE. Për herë të parë pas shumë dekadash rruga drejt BE duket si një majë tanimë e kapshme me sy dhe e arritshme në kohën që kemi në dispozicion. Negociatat kanë avancuar me ritëm, Komisioni Europian dhe vendet anëtare janë tanimë në një fazë kyçe të procesit ku diskutojnë raportin e komisionit, që vlerëson se Shqipëria I ka plotësuar detyrat e shtëpisë dhe është e gatshme të hyjë në fazën e mbylljes së negociatave nëpërmjet piketave të ndërmjetme”, tha ai.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSTARTON “MOTO FEST SHKODRA 2026”
Artikulli tjetërSHPËRTHIM ME LËNDË PLASËSE NË NJË DYQAN NË LAÇ, FATMIRËSISHT VETËM DËME MATERIALE