Ish deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri, me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se qeveria ka ulur shpenzimet për shëndetësinë në kulmin e pandemisë së koronavirusit.

Pampuri thekson se Edi Rama vijon të tallet me taksat e shqiptarëve, duke harxhuar paratë në mënyrë abuzive.

Postimi i Orjola Pampurit:

Ne kulmin e pandemise, perballe nje sistemi shendetesor me aq shume mangesi e probleme, qeveria ka luksin te ule shpenzimet per shendetesine, pikeriksht ne kohen kur ka me shume nevoje qe te permiresohet sherbimi, te shtohet numri i personelit shendetesor, e te motivohen e mbeshteten ata qe jane cdo dite ne krye te detyres, te blihen aparatura e specifikisht per te perballuar pandemine te alokohen fonde per blerjen e aparaturave ECMO, si dhe te anuloje koncensionet ne shendetesi e te alokoje parate per te perballuar krizen. Kjo qeveri vijon te beje shoë e te tallet me qytetaret e shendetin e tyre, e duke vijuar abuzimet si te ishim perballe nje situate normale.