Raporti mbi zhvillimet e 12 muajve të fundit në Shqipëri i mbajtur përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, nga ambasadori i kësaj organizate në Tiranë Florian Raunig, vë theksin tek drejtësia. Duke përshëndetur operacionet e qeverisë për energjinë elektrike dhe antikanabis, OSBE vëren se, edhe pse ka pasur ndjekje penale për zyrtarë të niveli të mesëm, ndëshkimi i zyrtarëve të lartë mungon.

“Shqipëria nuk ka arritur nuk ka arritje në ndjekjen apo dënimin e elitës politike dhe ekonomike në luftën ndaj pasurimit, korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në raportin e paraqitur nga Raunig në Asamblenë e Përhershme të OSBE-së në Vjenë.Sfidat për Shqipërinë mbeten konsolidimi i demokracisë dhe forcimi i zbatimit të ligjit. Reformat thuhet në raport, varen shumë nga vullneti dhe  angazhimi i aktorëve politikë.  Numri i zyrtarëve të hetuar dhe të ndjekur penalisht është më i madh se vitin e kaluar thotë OSBE. “Përfshihen 11 gjykatës, dy prokurorë dhe gjashtë parlamentare, si dhe një numër zyrtarësh të nivelit të mesëm dhe të ulët. KLSH ka qenë shumë aktive, duke çuan për ndjekje penale 149 zyrtar të administratës publke për dëmin e shkaktuar në buxhetin e vitit 2014 si dhe 26 raste me akuza kriminale ku përfshihen 76 zyrtarë për gjysmën e vitit 2015”, ka deklaruar ambasadori.   Por, Raunig në raport thekson se, zbatimi i rekomandimeve të KLSH-së në rangun e zyrtarëve të lartë mbetet i ulët. Raporti kujton se ndonëse në 2014 u krijua një njësi për hetimin e korrupsionit pranë Prokurorisë së krimeve të Rënda, ende nuk ka ndonjë bilanc për dënimin e zyrtarëve të nivelit të lartë.