Gjatë vitit 2025, konstatohen në total 131 hetime të filluara me kallëzime dhe referime nga individë dhe institucione, duke ruajtur një trend të ngjashëm me vitin paraardhës (132 hetime). Në ndryshim nga viti 2024, të dhënat statistikore tregojnë se hetimet e filluara me referime nga Policia e Shtetit, për vitin 2025 kanë shënuar një rritje me rreth 70%, nga 30 në 2024 në 51 në 2025.

Hetimet e filluara me kallëzime nga shtetas, vijojnë të mbeten të larta për të tretin vit radhazi.

Për vitin 2025, ato zënë rreth 33.5% të totalit, duke konfirmuar sërish besimin e lartë të publikut tek Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjatë vitit 2025, hetimet e filluara me kallëzime nga institucionet publikë kanë shënuar një rritje të lehtë, krahasimisht me të njëjtin tregues të vitit 2024.

Ndërkohë, vihet re një rënie e ndjeshme, si për hetimet e filluara me referime nga persona juridikë (me rreth 75%) ashtu edhe për ato të referuara nga subjekte politike (pothuajse e përgjysmuar).

Artikulli paraprakSHKODËR, NUK I BINDET POLICISË DHE TENTON TË LARGOHET, PASAGJERI QËLLON NJË HERË NË AJËR ME ARMË ZJARRI
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA PAS NJË ATAKU KARDIAK ISH-DREJTORI I VLLAZNISË