Rreth 91 mijë të moshuar në Shqipëri ose 22% e popullsisë mbi 65 vjeç kanë nevojë për kujdes afatgjatë.
Qendrat e posaçme janë të pamjaftueshëm për të përmbushur kërkesat në rritje të moshës së tretë. Aktualisht më pak se 2 % e atyre që kanë nevojë marrin shërbim. Mes qyteteve bie në sy pabarazia për pasur akses. Organizata Ndërkombëtare e Punës e cila ka publikuar studimin ngre shqetësimin se me popullsinë që po plaket me shpejtësi dhe emigrimin e vazhdueshëm vendi ynë po përballet me sfidën për të siguruar shërbime të përballueshme dhe cilësore të kujdesit për të gjithë të moshuarit në nevojë.

Kosto e punës së kujdesit vlerësohet në të paktën 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Për ta përllogaritur atë supozohet se çdo i moshuar në nevojë kërkon një orë punë përkujdesjeje në ditë bazuar në pagën mesatare. Plakja e popullsisë pritet të sjellë një rritje të konsiderueshme të kërkesës për përkujdesje. Nëse në vitin 2020 rreth një në shtatë persona ishte mbi 65 vjeç në vitin 2050 përllogaritet se një në katër persona do ta ketë kaluar këtë moshë.

“Megjithëse mbështetja e familjes është thelbësore, e lidhur fort me kulturën tradicionale shqiptare, ofrimi i kujdesit afatgjatë, i cili varet shumë nga kujdestaret gra të papaguara, nuk konsiderohet më një zgjidhje të qëndrueshme. Prandaj, ekziston një nevojë më e madhe për ofrim formal të kujdesit afatgjatë” rekomandon ILO.

Të moshuarit që jetojnë vetëm dhe ato në zonat rurale dhe të largëta gati 46% e moshës mbi 65 vjeç janë veçanërisht të pambrojtur. Organizata Ndërkombëtare e Punës rekomandon rritjen e investimeve për qendra komunitare për të shtuar aksesin në shërbime të kujdesit për të gjithë të moshuarit në nevojë.

Artikulli paraprakLAJM I MIRË PËR SHQIPTARËT QË JETOJNË NË KANADA, JA ÇFARË THOTË MINISTRJA XHAÇKA
Artikulli tjetërBËRI KRENARË GJITHË SHQIPTARËT, ERKAND QERIMAJ FLET E TIJ PAS EVENTIT