Një raport sekret i agjencive ligjzbatuese në Shqipëri ka listuar plot 363 zona, në të cilat kultivohet kanabisi.

Shqipëria konsiderohet një prej prodhuesve kryesor të kanabisit në Europë duke mundur te kaloje mbi një mijë ton kanabis sativa në vit. Trafikantet nga Jugu në Veri bashkëpunojnë me drejtues lokale dhe oficerë të policisë, për të garantuar mbrojtjen e parcelave me drogë kundrejt pagesës prej 10 euro për rrënjë, ose duke dhënë si këmbim 30 për qind te prodhimit ne fund. Të dhënat sekrete kanë evidentuar se trafikantët veç bandave të armatosura, po përdorin edhe dronet për kontrollin e hapësirave me kanabis. Tendenca e kultivimit ketë vit ka kaluar parashikimet. Këto dokumente tregojnë se hashashi ka mbuluar jo vetëm lumin e Vlorës, Tepelenën apo malësitë e Dukagjinit, por edhe zona te tera ne juglindje, veri, në Fier, Berat e Skrapar, apo edhe në Mat, Kruje e Dibër. Trafikantët gjithashtu janë kujdesur të sigurojnë fara kanabisi që sigurojnë rritje të shpejtë dhe me cilësi. Gjithë sasia e hashashit kalon në perëndim, por këtë radhë, duke ndryshuar edhe rrugët tradicionale. Së fundmi, tonelatat me droge ndjekin itinerarin: Shkodër-Mali i Zi-Serbi-Hungari dhe më pas në Gjermani. Raporti thekson se çdo vit në Europë harxhohen 24 miliardë euro për drogën dhe një pjesë e mirë e këtyre fitimeve u kalojnë grupeve kriminale shqiptare.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakJETA E NATËS NË VELIPOJË, PUSHUESIT KËRKOJNË MË TEPËR
Artikulli tjetër“FESTA E ZOJES SE NGRITUR NE QIELL” NË BARBULLUSH