Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 31,021.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.294, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,012 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.316 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.769.170 doza të vaksinës. Deri më sot 804.251 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 72.122 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Artikulli paraprakPRESIDENTI I RI I ITALISË, “TYM I ZI” PËR TË GJASHTËN HERË, KUSH ËSHTË KANDIDATJA QË DREJTON SHËRBIMET SEKRETE
Artikulli tjetërELON MUSK: ROBOTËT DO JENË BIZNES MË I MADH SE MAKINAT TESLA