Ngjarjet e rënda, kthehen në momente të vështira për gazetarët që i transmetojnë ato. Shpesh, këta persona e shprehin dhimbjen, nëpërmjet lotëve, por edhe trishtimit. Së fundmi, një spikere e AlsatM, nuk i ka mbajtur lotët teksa jepte lajmin për 46 jetët e humbura në aksidentin tragjik në Bullgari.

Ajo ka qarë dhe është ndalur duke mos mundur të vazhdojë.

Kujtojmë që të paktën 46 persona, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, gjetën vdekjen në rrethana tragjike në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi autobusi me të cilin udhëtonin u përfshi nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Në mesin e viktimave të aksidentit të sotëm kishte edhe 12 fëmijë. Shtatë të mbijetuar po trajtohen ndërkohë në spitalin e kryeqytetit bullgar, Sofje, si pasojë e djegieve të pësuara.