Vllaznia ka pritur Bylisin në “Loro Boriçi” në sfidën e javës së 27-të të Superiores, me skuadrat që luajnë për dy objektiva të ndryshëm.

Shkodranët kërkojnë të bëjnë kthesën me trajnerin e ri, Auron Miloti dhe të kthehen dhe njëherë në luftën për titull. Nga ana tjetër, ballshiotët ndodhen në vendin e parafundit në renditje dhe do të bëjnë çmos për të marrë tre pikët, në mënyrë që të vazhdojnë luftën për mbijetesë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0 me raste nga të dy skuadrat por pa arritur të shënojnë dhe ndryshojnë rezultat.