Sërish janë konfirmuar shifra të larta të personave të infektuar me covid-19. Rastet e konfirmuara sot janë përgjigjet e tamponëve të një jave më parë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë shtuar edhe 15 raste në 24 orët e fundit. Aktualisht, raste aktive me koronavirus janë 522 persona, prej të cilëve 10 vijojnë të jenë të shtruara në spital. 512 janë qytetarët e izoluar në banesa të cilët janë të karantinuar, pjesa më e madhe e të cilëve është e përqëndruar në qytetin e Shkodrës.

Në këto 24 fatmirësisht janë shëruar edhe 12 persona të tjerë të infektuar me koronavirus duke e rritur ndjeshëm numrin e të rikuperuave që prej fillimit të përhapjes së pandemisë. Muaji tetor është ndër të paktët ku është shënuar një numër kaq I lartë I personave të infektuar me koronavirus. Mesatarisht 15 raste në ditë në të gjithë qarkun.

Situata mbetet shqetësuese, pasi pavarësisht apelit të institucioneve për respektimin e masave, qytetarët nuk tregojnë kujdesin e duhur gjatë lëvizjes duke mos mbajtur maska apo duke mos ruajtur distancën në hapësirat e mbyllura. Kështu, duket se jemi pranë një mbyllje të dytë të vendit.

Një ditë më parë, Komiteti Teknik I Ekspertëve bëri të ditur mësimi në universitete do fillojë online dhe auditoret do të jenë të mbyllura në një njoftim të dytë ndërkohë që po diskutohet edhe për mbylljen pas orës 22:00 të bareve dhe restoranteve.