Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për rastin e Xhisiela Malokut. Shefi i qeverisë shprehet përmes një statusi në Twitter se dhuna ndaj vajzës është e pafalshme, por shton se policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit.

Referuar akuzave të shumta nga opozita në ditët e fundit, Rama thotë se është ‘i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën’.

Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme!Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit.

Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën. Për ne askush s’është mbi ligjin.

Artikulli paraprakZJARRET NË QARKUN E SHKODRËS, REAGON POLICIA: JANË PROCEDUAR 3 SHTETAS
Artikulli tjetërLIVING – 29.09.2018