
Kryetari bashkise Lezhe Pjerin Ndreu dhe Dega e Partise Demokratike kane reaguar ne lidhje ngjarjen e ndodhur mbremjen e se shtunes ne autostraden Mamurras-Laç, ku u dhunuar 53-vjeçari Sokol Toma. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndreu shprehet se akte të tilla të dhunës dëmtojnë dhe ndotin shoqërinë tonë, fuke thene se i ka kërkuar drejtuesve vendorë të Policisë që të bëjnë maksimumin për identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Aktet e shëmtuara të dhunës janë sinjale negative që dëmtojnë dhe ndotin shoqërinë tonë. Dënoj me forcë ngjarjen e rëndë të ndodhur ndaj një anëtari të komunitetit lezhjan.
Kushdo që e ka menduar, organizuar apo kryer këtë akt duhet ta dijë se ligji, herët a vonë, të gjen dhe të vendos përpara përgjegjësisë. Edhe më të papranueshme janë banalitetet mediatike dhe spekulimet për “prerje veshi”, të cilat vetëm sa shtojnë ankthin dhe disinformojnë opinionin publik.
I kam kërkuar drejtuesve vendorë të policisë të bëjnë maksimumin për identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë sa më parë.
Lezha nuk mund dhe nuk do të pajtohet kurrë me dhunën, frikën dhe aktet kriminale që cenojnë sigurinë e qytetarëve tanë. Kushdo që perdor gjuhë të dhunshme, duhet të ndalë dhe të reflektojë pasi komunitetit lezhjan nuk ka asnjë lidhje me sjellje banale presioni dhe dhunë që herë pas here shfaqen”, shkruan Ndreu
Edhe Partia Demokratike ne postomin e saj ne rrjetin social facebook u kërkon organeve ligjzbatuese zbardhja e plotë e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve.
“Kjo ngjarje është tronditëse dhe e papranueshme për çdo shoqëri demokratike, ndërsa përbën një tjetër këmbanë alarmi për gjendjen e rëndë të rendit dhe sigurisë publike në Lezhë dhe të gjithë vendin. I kërkojmë Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe të gjitha organeve ligjzbatuese që të veprojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre përpara drejtësisë. Çdo vonesë, heshtje apo tentativë për të relativizuar raste të tilla vetëm sa rrit mosbesimin e qytetarëve tek institucionet dhe inkurajon klimën e pandëshkueshmërisë”, shkruan partia demokratike
Sokol Toma u dhunua nga persona ende te paidentifikuar nga policia, teksa po levizte nga Tirana ne drejtim te Lezhes pergjate autostrades Mamurras-Milot, prane fshatit Sanxhak te Kurbinit


