
Aktori si dhe gazetari i njohur Simon Shkreli përmes një statusi në “Facebook” ka ngritur pikëpyetje në lidhje me performancën e punës që po kryen Drejtoresha e Kulturës në Bashkinë e Shkodrës Sara Smaja.
POSTIMI I PLOTË
Pyetje për Bashkinë Shkodër, Kryetarin dhe Drejtorinë e Burimeve Njerëzore:
Si vlerësohet “efikasiteti, efektiviteti dhe produktiviteti në punë” i Drejtoreshës së Kulturës, znj. Sara Smaja?
Kjo pyetje lind për shkak të mungesave të saj të zgjatura në detyrë, ndërkohë që është e angazhuar si regjisore në një projekt televiziv (“Ferma VIP”).
A është kjo situatë në përputhje me rregullat dhe detyrimet që rrjedhin nga funksioni publik që ajo mban?
Për çdo çështje tjetër, mbetet në kompetencë të institucioneve përkatëse të verifikojnë dhe të veprojnë sipas ligjit.








