Disa orë pasi shpalli tarifat e reja doganore ndaj vendeve më të cilat SHBA ka marrëdhënie tregtare, presidenti Donald Trump shkruan metaforikisht në “Truth Social” se “operacioni përfundoi” dhe se “parashikimi është që pacienti do të bëhet më i fortë, më i madh”, duke sjellë në një formë tjetër deklaratat e bëra dje se Amerika është “mashtruar” nga të huajt për një kohë të gjatë, por kjo gjë ka përfunduar dhe se tashmë ka nisur rifuqizimi i saj.

“Operacioni përfundoi! Pacienti mbjetoi dhe po shërohet. Parashikimi është që pacienti do të bëhet më i fortë, më i madh, më i mirë dhe më i qëndrueshëm se kurrë më parë. Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish!!!”,- shkruan republikani 78-vjeçar në rrjetin e tij social.

Për presidentin republikan, volumi i mallrave që SHBA-të importojnë nga vendet e tjera është shumë më i madh se volumi i mallrave amerikanë që eksportohen, dhe kjo diferencë është e padrejtë për kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Tarifat ‘bazë’ prej 10% do të hyjnë në fuqi më 5 prill, ndërsa për vendet e konsideruara si “shkelësit më të mëdhenj” – 60 shtete që do të përballen me tarifa shtesë përveç atyre minimale – ato do të fillojnë nga 9 prilli.

Artikulli paraprakLUFTA NË GAZA! IZRAELI SULMON NJË SHKOLLË, 25 VIKTIMA E MBI 100 PERSONA TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërKËRCËNOI ME THIKË NJË GRUA, NIS HETIMI PËR 66-VJEÇARIN NË SHKODËR