Ish të përndjekurit politik në Shkodër kanë reaguar ndaj deklaratave të një dite më parë të sekretarit të Partisë së Punës Gjon Bruçi në 79-vjetorin e Çlirimit se Enver Hoxha dhe diktatura e tij nuk kryen krime ndaj popullit shqiptar. Kryetari i ish të përndjekurve Zenel Drangu shprehet se askush nuk duhe të provokojë mbi trupat e pajetë që vrau Enver Hoxha ndërsa i bën apel politikës shqiptare që të miratojë ligjin që dënon krimet dhe simbolet e komunizmit.

Ish kryetari i parë i bashkisë Shkodër pas viteve ’90 kur sistemi ndryshoi Filip Guraziu, thotë se deklarata e komunistëve se Enver Hoxha nuk kreu krime është e turpshme ndërsa thotë se është faji i politikës që ende nuk ka dënuar krimet e diktaturës.

Gjekë Beçi në një tentativë për t’u arratisur nga Shqipëria humbi vëllanë 25 vjeç nga plumbat e ushtarëve të diktaturës dhe mbeti për vete i plagosur rëndë ndaj edhe dënon rëndë atë deklaratë të sekretarit të PPSH Bruçi.

Ky debat lidhur me të kaluarën komuniste zhvillohet çdo vit teksa ka ende nostalgjikë të asaj kohe duke qenë se në Shqipëri mungon edhe pas 33 vitesh një ligj që dënon krimet dhe simbolet e diktaturës të Enver Hoxhës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZBARDHET EMRI, KUSH ËSHTË AMBASADORI I RI I BE NË TIRANË
Artikulli tjetërBERISHA FLET PËR MOSBINDJEN CIVILE: LËVIZJA QË PO VJEN, S’E KA PARË KURRË VENDI! KJO ËSHTË THIRRJA IME