Pas reagimit të Alfred Koçobashit për kadidaturën e tij për zgjedhjet e 6 Marsit se fundmi kanë reaguar edhe 2 kandidatë të tjerë të Komisionit të Rithemelimit Astrit Bushati dhe Irma Alushi .

Bushati në statusin e tij theksoi se ka pranuar kandidimin për të dhënë një kontribut në qytetin e tij ashtu si në vitin 1997 , kur kishte kandiduar për Kryetar të Partisë Demokratike Shkodër në një periudhë tepër të vështirë për Shkodrën dhe Shqipërinë. Ai u bën thirrje të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike të Degës Shkodër, të bëhen pjesë e ketij procesi duke marre pjesë në votim dhe duke treguar masivisht perkrahjen për kandidatët e Partisë Demokratike!

Po ashtu Irma Alushi një tjetër kandidate shprehet se këtë sfidë e ka pranuar me dëshirën më të madhe dhe me vetëdijen e rëndesisë që ky konkurim ka për qytetin e saj dhe të të parëve të saj . Alushi kërkon modestisht mbështetjen e anëtarësisë për të garuar në zgjedhjet e 6 marsit.