Ish-deputeti Arben Ndoka mohon t’i jetë sekuestruar pasuria.

Reagimi i tij vjen menjëherë pas lajmeve se Prokuroria e Krimeve të Rënda i kishte sekuestruar 300 mijë m katror tokë në bregdet dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.

Sipas Ndokës, Prokuroria mund të sekuestrojë edhe detin Adriatik, por pasurisë së tij nuk i është sekuestruar asnjë metër katror tokë.

Reagimi i plotë:
Shpesh here viteve te fundit qe pas angazhimit tim ne politike , akuzat ndaj meje hiperbolizohen. Nuk e di ku jane keto prona qe me paskan konfiskuar mua, kur une nuk kam asnje meter toke askund.

Pse nuk e dokumentoni me fakte atehere meqenese me papergjegjshmerine me te madhe postoni lajme te tilla mediokre? Prokuroria mund te sekuestroje dhe detin Adriatik, por une nuk kam asnje meter toke te sekuestruar e as te pa sekuestruar.

S’ka shans as prokuroria, as portalet, as oficeret gjyqesor profesionist te konstatojne prona apo firma te falsifikuara qe kane te bejne me mua.Akuzat ndaj meje dhe arrestimi im dihet ku e ka bazen..!

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTOKA DHE APARTAMENTE NË BREGDET ME LETRA FALSE, SEKUESTRO PASURIVE TË ISH-DEPUTETIT SOCIALIST E FAMILJARËVE
Artikulli tjetërKAPEN ME 10 KG DROGË, ARRESTOHET BURRI SHQIPTAR ME GRUAN ITALIANE