Koordinatori i OSHEE Ramir Haderi i proceduar në gjendje të lirë për “shpërdorim detyre” se nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike e cila përdorej si laborator droge në Berdicë ka reaguar lidhur me këtë procedim nga ana e policisë. Haderi e quan absurde këtë procedim të tij pasi ai thote se në detyrat e përcaktuara nuk është e parashikuar askund evidentimi i këtyre rasteve nga ana e tij pasi këto janë detyra të punonjësve të tjerë dhe jo të koordinatorit.

Raderi shprehet se ka qëndruar deri në orën 4 të mëngjesit duke marrë urdhëra verbal nga drejtori i policisë Shkodër Hamdi Fjora i cili sipas Haderit jepte urdhëra për arrestimin ose jo të tij. Është absurde tha koordinatori i OSHEE se si arrestohen 5 punonjës të OSHEE dhe nuk ndalohet asnjë punonjes policie për këtë rast. Lidhur me këtë rast dhe mënyrën se si ka vepruar policia ndaj tij me presione dhe urdhëra verbal, Raderi tha se ai që duhet arrestuar është drejtori i policisë Shkodër, nëndrejtorët dhe gjithë kupola me radhë.

Koordinatori i OSHEE i bën thirrje ministrit të brendshëm dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit që të hetojnë këtë rast.

Artikulli paraprakNDOTJA NË RAZËM, GJOBITET KRYETARI I BASHKISË MALËSI E MADHE
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA LEGJENDA E FUTBOLLIT SHKODRAN RAMAZAN RRAGMI