Një ditë më parë, deputeti i Qarkut Shkodër, Romeo Gurakuqi, deklaroi se 29 Nëntori është pushtimi komunist, prandaj kjo ditë nuk mund të quhet dita e çlirimit të vendit.

Këto deklarata nuk janë pritur aspak mirë nga organizata e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Zamir Llazani, anëtar i kësaj organizate deklaron se konkluzione të tilla janë të pavenda dhe të pavërtata. Sipas tij, deputeti ka gjykimin e tij, ndërsa 29 nëntori është zyrtarizimi i fillesës së shtetit shqiptar.

Sipas Llazanit, duhet të kemi mirënjohje për dëshmorët dhe sakrificën e tyre. Mirnjohje për datën 29 nëntor si ditën e çlirimit. Kjo datë është vendim shtetëror dhe mos respektimi i saj është një turp. 

Deklaratat Llazani i bëri gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e festave kombëtare nga organizata e veteranëve të LANÇ. Ndërkohë, debati për ditën e çlirimit të Shqipërisë ka ndarë që prej 27 vitesh të majtën dhe të djathtën shqiptare. E para e feston në datën 29 dhe e dyta në datën 28 nëntor.

Artikulli paraprak“MBLEDHJE PËRKUJTIMORE PËR 28-29 NËNTORIN”
Artikulli tjetërBYPASI I SHKODRËS MUND TË FINANCOHET NGA BE