Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e shpalli të pafajshëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, Luiz Ejlli ka reaguar publikisht me një video të postuar në Instagram. Në reagimin e tij, këngëtari shprehet mes të tjeraah: “Pas një beteje të gjatë me padrejtësinë, drejtësia foli qartë: Jam i pafajshëm!”

Postimi i Luizit u shoqërua me emocione të forta dhe i është drejtuar edhe bashkëshortes së tij, Kiara Titos, duke thënë:

“Kiara është drita që ndriçoi jetën time kur më duhej më shumë dhe dua ta mbaj përjetë”.

Reagimi vjen si një mbyllje publike e një kapitulli të vështirë për artistin, që tashmë duket se ka një rrugë më të qartë përpara.

Artikulli paraprakI PARI ME ORIGJINË AMERIKANE, TRUMP URON PAPËN E RI: NJË NDER I MADH PËR VENDIN TONË
Artikulli tjetërBENET BECI NË NJË DALJE TË PARË NË NJË STUDIO TV QË PREJ MARRJES SË POSTIT, NË “STUDIO E HAPUR”