
Shkodër/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 08.07.2025, për kapitenin e një anijeje që u mbyt gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, në liqenin e Shkodrës, bëjmë me dije se si rezultat i kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me polumbarët e RENEA-s, ditën e sotme, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga uji, e trupit të pajetë të kapitenit të anijes, shtetasit A. A., 51 vjeç.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.






