Deputeti i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Aqif Rakipi ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra ndaj tij nga Prokuroria se ai ka vjedhur gjatë kohës që jetonte në Itali. Ai ka reaguar për mediat duke deklaruar se nuk ka dijeni për asnjë akuzë, ndërsa mohon të jetë akuzuar dhe aq më keq të jetë dënuar në shtetin fqinj.

“Nuk kam pasur asnjë akuzë dhe as kam qenë dënuar ndonjëherë. Nuk kam asnjë lidhje me vjedhjet. Nuk mund të më njollosin mua në këtë mënyrë”,- tha deputeti Rakipi.