Shoqata “9 janari” ka reaguar pas arrestimit të personit të tretë që është ndër kryesorët në organizimin e tragjedisë së 9 janarit 2004 në brigjet e Karaburunit ku humbën jetën 28 persona, kryesisht nga qarku i Shkodrës.
Shoqata “9 janari” akuzon shteti si organizator dhe fajtor ndërsa shprehen se kryeministri Edi Rama ka kthyer përgjigje duke thënë se ai nuk mund të rihapë këtë çështje. Shoqata “9 janari” kërkon që kjo çështja të rihapet në gjykatën e krimeve të rënda dhe jo në atë të shkallës së parë të Vlorës. Kërkojnë edhe ngritjen e një komisioni parlamentar për të hetuar tragjedinë e 9 janarit 2004. Aktualisht janë të dënuar rreth 10 persona për tragjedinë e 9 janarit teksa një pjesë e tyre po vuajnë dënimin ndërsa pjesa tjetër janë dënuar në mungesë dhe ndodhen të lirë. Ende ajo tragjedi që mori 28 jetë të rinjsh nga Shkodra nuk është zbardhur plotësisht.