Real Madrid do të luajë finalen e botërorit të klubeve me Gremio. Ekipi kampion i Europës siguroi kualifikimin pas fitores 2 – 1 me Al Jazera të mërkurën në Abu Dabi, por nuk ishte një ndeshje e lehtë.

Skuadra arabe shënoi e para me Romarinho, por më i spikaturi ishte Ali Khaisef me pritjet e tij. Pas zëvendësimit të portierit të Al Jazera për shkak dëmtimi futbollistët e Real Madrid e patën më të lehtë duke shënuar golat e fitores me Ronaldo dhe Bale i future në fushë gjatë pjesës së dytë.

Në këtë takim pati edhe vendime që erdhën me ndihëm e teknologjisë. Gjyqtari anuloi nga një gol për secilin ekip falë VAR. Finalja e botërorit të klubeve do të luhet të shtunën po në Abu Dabi.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDHJETËRA TË PLAGOSUR NË DERBIN E BEOGRADIT , PARTIZANI BEOGRAD-CERVENA ZVEZDA
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT 14 DHJETOR