Ronaldo gati të lëvizë. Kristiano Ronaldo është gati të lërë Realin e Madridit.

Klubi galaktik ka vendosur të shesë yllin e madh të tij dhe të futbollit botëror portugezin Ronaldo. Kristiano Ronaldo është tashmë në marketin e madh sportiv, për shitje, pra dhe shumë pranë divorcit me galaktikët. Lajmi vjen nga gazetari spanjoll Gujem Balagur, i cili punon për Sky Sport. Kontrata e CR7 përfundon në sezonin 2018, por duke se galaktikët kërkojnë të marrin maksimumin nga shitja. Kristiano është 31 vjec dhe cdo vit që kalon bie vlera e tij në treg, megjithëse për momentin ai gëzon një formë shumë të mirë. Ofertat kanë qënë të shumta nga shumë klube, por Reali kërkon rreth 60 milion euro, dhe vetë futbollisti ndërkombëtar një kontratë luks e cila do të jetë ndër më të fryrat financiarisht në karrierën e tij. PSG e Francës duket së është gati, dhe jo vetëm. Lajmi i publikuar nga gazetari spanjoll do të shtojë ofertat akoma më shumë. Duket se këto do të jenë ndeshjet e fundit të portugezit.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSKANDALI I PANAMASË, I PËRFSHIRË NJË EKIP ITALIAN
Artikulli tjetër“PANAMA PAPERS”, DORËHIQET KRYEMINISTRI I ISLANDËS